Në mot të ftohtë, mbi tri orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare

Kosova

Në mot të ftohtë, mbi tri orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Mërgimtarë të shumtë ia mësynë Kosovës në fund të muajit dhjetor.

Festat e fundvitit i pritën në Kosovë, por më e gjatë u doli pritja në pikat kufitare.

Përpos pritjes së gjatë që patën kur erdhën, të ngjashme janë orët e pritjes edhe në dalje.

Mbi tri orë u duhet të presin në dalje të pikës kufitare në Merdare të gjithë mërgimtarëve. Përpos asaj në Merdare, mërgimtarë të shumtë po presin në kolona të gjata edhe tek Dheu i Bardhë.

Një orë është pritja në kolonën prej 200 metrave tek Dheu i Bardhë.

Duhet përkujtuar që moti është mjaft i ftohtë këto ditë dhe se kësisoj të gjithë mërgimtarët e kanë edhe më të vështirë pritjen në këto pika kufitare në dalje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat