Po vjen acar i frikshëm. Këto do të jenë temperaturat tepër të ulëta

Kosova

Po vjen acar i frikshëm. Këto do të jenë temperaturat tepër të ulëta

Më: 7 janar 2019 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Acar dhe temperatura që shkojnë deri në -15 gradë. Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat

Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C

Era

Image
Image

Sot pasdite pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat