Graçanica diskriminon shqiptarët, s'ua heq borën nga rrugët e lagjes

Kosova

Graçanica diskriminon shqiptarët, s'ua heq borën nga rrugët e lagjes

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:47

Komuna nuk pastron rrugët e lagjes së shqiptarëve, ani pse janë në një fshat me serbët

Një rrugë që çon në lagjen Krasniqi në Shushicë është me borë. E një tjetër, pa pikë bore, i takon lagjes së banuar më serbë në këtë fshat të Graqnices.

Hetem Krasniqi në çdo stinë kujdeset vet për rrugën të cilën e ka shtruar me gurë plot tri herë. 

Edhe pjesa tjetër nëpër të cilën kalojnë banorët shqiptarë është e pashtruar dhe vështirë e kalueshme gjatë dimrit.

Përveç që mungon asfalti, këtu nuk ka as mirëmbajtje as gjatë stinës së ftohtë, raporton T7.

Krasniqi thotë se ky problem po i përcjell prej kur Graçanicën e drejton Lista Srpska. 

Ai tregon edhe arsyen se pse sipas tij, po ndodhin këto gjëra.

Situata është krejt ndryshe në pjesën tjetër të fshatit, sipas Krasniqit.

Por, gjendja krejt ndryshe është në pjesën serbe të këtij fshati.

Rrugët me emra serb, përveç që janë të asfaltuara, po mirëmbahen mirë edhe gjatë dimrit.

E se fshati po ndahet në baza etnike, po e mohojnë në komunën e Graçanicës. 

Ani pse borë kishte rënë gjatë ditës së djeshme, dhe ajo nuk është pastruar, Vladica Trajkovic, drejtor i shërbimeve publike në këtë komunë, thotë se banorët po kërkojnë që bora të largohet menjëherë pasi që të bie.

Trajkovic shton se Komuna e Graçanicës bashkëpunon me komunitetin shqiptar, dhe në bazë të kërkesave të tyre e planifikojnë edhe buxhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat