Ky është numri i pjesëtarëve të rinj që do t’i shtohen Policisë së Kosovës sivjet

Kosova

Ky është numri i pjesëtarëve të rinj që do t’i shtohen Policisë së Kosovës sivjet

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:25
Policia e Kosovës

Vetëm gjatë këtij viti, Policisë së Kosovës do t’i shtohen 800 pjesëtarë të rinj policorë. Kështu ka bërë të ditur Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

“Në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojnë trajnimin 400 kadetë të rinj në Policinë e Kosovës për tu bërë pjesë e policisë deri kah mesi i këtij viti, duke vazhduar pastaj edhe me 400 kadetë tjerë, kështu duke përmbyllur vitin me 800 pjesëtarë të rinj të policisë”, tha Ahmeti.

Ai tha se me freskimin e policisë me gjenerata të reja, do të përmirësohet më tepër gjendja e sigurisë në vend.

Ahmeti po ashtu theksoi se tanimë Kosova ka policinë më të vjetër me moshë në rajon dhe për këtë arsye, ai e paraqiti si të nevojshme pensionimin e parakohshëm të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat