Jashari vlerëson lart punën e Policisë

Kosova

Jashari vlerëson lart punën e Policisë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:29
Jashari ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga stacioni policor i këtij vendi

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga stacioni policor i këtij vendi.

“Policia e Kosovës mbetet institucioni më kredibil në Kosovë, ku pjesëtarët e saj me punën e tyre fisnike, duke sakrifikuar madje edhe jetën, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Ishim të nderuar së bashku me nënkryetarin Lushtaku, të merrnim pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga Stacioni Policor në Skenderaj, ku është paraqitur puna njëvjeçare e PK-së në komunën tonë. E vlerësoj pafund angazhimin e secilit zyrtar policor, që me profesionalizëm në detyrë, na ofrojnë më shumë siguri”, shkruan Jashari.

Ai ka ritheksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar shumë ngushtë kurdo që kërkohet dhe në çdo kohë, në funksion të rendit dhe sigurisë publike.

Image

“Falënderoj komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, toger Bastri Durmishi, për bashkëpunimin e mirë që kemi në vazhdimësi. Përgëzime për Policinë e Kosovës”, përundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat