Oda e Avokatëve bojkoton procedurat gjyqësore dhe suspendimin e përkohshëm të aktiviteteve

Kosova

Oda e Avokatëve bojkoton procedurat gjyqësore dhe suspendimin e përkohshëm të aktiviteteve

Nga: Bota sot Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:54
Oda e Avokatëve

Oda e Avokatëve ka hyrë në bojkot të përgjithshëm, për të gjitha gjykatat, prokurorit dhe policinë. Kjo për shkak se KGJK përmes një rekomandimi dhe urdhërese avokatëve u pengohet lëvizja dhe puna në objektet e gjykatave.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Arjanit Salihu, kërkon sqarime nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës nëse kufizimi i qasjes fizike në objektet e Gjykatave të Kosovës për avokatët mbrojtës është në përputhje me rregullativën ligjore, përkatësisht me ligjin për Gjykatat.

Mirëpo, KGJK, ka trajtuar me kujdes shqetësimet e Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me vendimet e tyre. KGJK, dëshiron ta sqarojë opinionin publik, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe gjithë komunitetin e avokatëve, si dhe palët e tjera të interesit, se: rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vendosjen e një regjimi të kufizuar të qasjes në objektivat e Gjykatave nuk përbën një mas të kufizueshme të pa-arsyeshme, jo-proporcionale dhe diskriminuese, që pengon qasjen e avokatëve mbrojtës nga Gjykata. Si e tillë, masa mëton të vendosë një rend shtëpiak nëpër Gjykata, të rrisë sigurinë dhe parashikueshmerinë nëpër objektivat e Gjykatave.

Gjithashti KGJK, sqarohet se avokatët mbrojtës dhe palët e tjera të interesuara do të kenë qasje të pakufizuar në objektivat e Gjykatave kur kanë ftesë-leje që është lëshua rregullisht nga autoriteti kompetent dhe kur bëhet fjalë për seanca dëgjimore.

Si përfundim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dëshiron të ftojë përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe gjithë komunitetin e avokatëve që të kenë parasysh detyrimet ligjore të avokatëve rreth përfaqësimit të palëve në procedurë gjyqësore dhe parimet e mishëruara në Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit, në veçanti kërkesën e nenit 40 të Kodit që u kërkon avokatëve, në kryerjen e profesionit të tyre, të ruajnë autoritetin e gjykatave dhe të shprehë respektin e duhur ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat