Rrugët e pastruara edhe në fshatrat malore në Malishevë

Kosova

Rrugët e pastruara edhe në fshatrat malore në Malishevë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 06:30
Rrugët në qytetin e Malishevës

Rrugët në qytetin e Malishevës raportohet se nuk janë të bllokuara përfshi edhe fshatrat e thella malore.

Në një njoftim për media të kësaj komune thuhet se përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës.

“Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, por rënia e vazhdueshme e borës, e vështirëson qarkullimin. Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Malishevës.

Po ashtu, organet komunale, në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat