Në Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore - Bota Sot
Në Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore

Kosova

Në Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qendrore dhe lindore, do të formoj edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë. Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e enjte.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

10.01 - Ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët. Ditën priten reshje bore, që pasdite dhe në mbrëmje do të jenë më intensive.

11.01 - Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-13.01 - Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...