Policia bastis katër shtëpi në Vushtrri, konfiskohen armë e municion

Kosova

Policia bastis katër shtëpi në Vushtrri, konfiskohen armë e municion

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:07
Ilustrim

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës kanë ndërmarrë sot paradite një operacion në katër lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë kundër armëve ilegale, me ç’rast janë konfiskuar katër armë, tre pistoleta dhe një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se gjatë këtij aksioni  janë arrestuar pesë persona, të cilët sipas prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat