Bora shkakton vonesa në Aeroportin e Prishtinës

Kosova

Bora shkakton vonesa në Aeroportin e Prishtinës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:12
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Vonesa ka pasur në fluturime të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës por ai momentalisht është i hapur për aterrim. Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve të ANP-së kushtet e rënda atmosferike mund të shkaktojnë problem në orët dhe ditët në vazhdim.

Zëdhënësi i Aeroporti “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi ka thënë për KTV-në se për të enjten kanë qenë të planifikuar 18 fluturime në arritje dhe 17 në nisje dhe asnjëra nuk është anuluar.

Sipas tij, kushtet e rënda atmosferike kanë ndikuar që në disa prej këtyre fluturime të ketë vonesa, por jo anulim të tërësishëm. Krasniqi ka potencuar se nëse reshjet do të vazhdojnë me një intensitet të tillë mund të ketë probleme në dukshmërinë e aterrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat