Infermierët votojnë për përfaqësuesit e tyre në OIK

Kosova

Infermierët votojnë për përfaqësuesit e tyre në OIK

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:57
Infermierët votojnë për përfaqësuesit e tyre në OIK

Deri në orët e pasdites, 45 përqind e infermierëve kanë votuar për shtatë anëtarët e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, derisa të drejtë votimi kanë 429 infermierë.

Deri orën 15:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e komisionit, Valdete Krasniqi. Sipas saj, nëse interesimi i infermierëve për të votuar do të jetë edhe pas orës 19:00, komisioni do të vazhdojë punën edhe për një kohë.

Krasniqi: Deri më tash kanë votuar 45 përqind e infermierëve

“Procesi i votimit ka filluar prej orës 07:00. Infermierët janë të interesuar, duhet me e marrë parasysh edhe kohën. Prej herës së kaluar, është hera e dytë që organizohen këto votime, këto zgjedhje. Prej herës së kaluar, tash ka më shumë interesim. Deri tash kanë votuar 45 përqind të infermierëve”, u shpreh ajo.

Infermierja Pranvera Hyseni, e cila kishte ardhur për të votuar, u shpreh e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë qendër të mjekësisë familjare, derisa ka bërë të ditur për KosovaPress, pritjet e saj nga përfaqësuesit që do të zgjedhën.

Hyseni: Presim që të zgjedhurit të na përfaqësojnë denjësisht

“Procesi i votimit ka qenë mirë deri tash, sipas rregullave të votimit. Tu marrë parasysh kushtet atmosferike, mendoj se numri ka për të qenë pak më i vogël. Prej të përzgjedhurve presim të na përfaqëson denjësisht. Le të jetë në favor të infermierëve”, tha Hyseni.

Ndryshe, bëhet e ditur se publikimi i rezultateve do të bëhet pas numërimit të votave, pas orës 19:00, në faqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat