Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Kosova

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë kanë vazhduar reshjet e borës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në trafik.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se rrugët në gjithë vendin janë të kalueshme për qarkullim, me përjashtim të rajoneve malore.

Të kalueshme për qarkullim janë edhe rrugët në dalje të Prishtinës, si dhe në Rrugën e Kombit, ndërkohë që Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar dhe të mos dilet në rrugë pa pajisje dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat