Ministria e Arsimit i bën thirrje SBASHK-ut të mos e pengojë procesin mësimor

Kosova

Ministria e Arsimit i bën thirrje SBASHK-ut të mos e pengojë procesin mësimor

Më: 13 janar 2019 Në ora: 19:33
Valmir Gashi

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga nesër më 14 janar do të hyjnë në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj sot përmes një letre ka apeluar prindërit për mirëkuptim për orët që do t’i humbasin nxënësit duke thënë se ndoshta do të humbasin edhe muaj.

Ndërsa, këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Valmir Gashi, ka thënë se MASHT është kundër grevës.

Ai tha se MASHT i bën apel SBASHK-ut që të mos e pengojnë procesin mësimor.

“Ne jemi kategorik kundër grevës. Ne nuk e përkrahim grevën, ashtu siç tashmë as prindërit, dhe ju bëjmë apel SBAShK-ut, që të mos e pengojnë procesin mësimor, por të bëjmë angazhim të përbashkët institucional”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër, SBASHK ka njoftuar se do të tërhiqet nga greva vetëm nëse ngritet 30% koeficienti i mësimdhënësve për paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat