Moti në Kosovë, kjo do të jetë dita më e ftohtë

Kosova

Moti në Kosovë, kjo do të jetë dita më e ftohtë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Gjatë javës së ardhme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell.

Dy ditët e para të javës parashihet që të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi.

Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht të hënën por edhe ditën e marte vende-vende mund të ketë reshje lokale. Pos kësaj situate meteorologjike, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht  në viset e ulëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.

E mërkura paraqitet si dita më e ftohtë, ndërsa e enjte parashihet të regjistrojë maksimalet e kësaj jave.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales, por nga e marta, sërish do të ketë ngritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat