Shtohet numri i gjobave – bie ai i aksidenteve

Kosova

Shtohet numri i gjobave – bie ai i aksidenteve

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Numri i aksidenteve gjatë vitit 2018 ishte më i vogël sesa një vit me parë.

Derisa në 2017 ishin 17.695 aksidente, në vitin që lamë pas ishin 15.746 aksidente ose 11% më pak.

Pavarësisht kësaj, sipas Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Samdin Mehmeti, shifrat e fatkeqësive në trafik, sidomos ato me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Rënie të aksidenteve pati, por jo edhe të numrit të gjobave. Prej 398 680 sa ishin në total në 2017, ato një vit më pas u rritën në 399.000 ose rreth 1%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat