KEDS: Qyteti i Deçanit bëhet me furnizim alternativ

Kosova

KEDS: Qyteti i Deçanit bëhet me furnizim alternativ

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:35
Qyteti i Deçanit bëhet me furnizim alternativ

KEDS përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka finalizuar punimet për vendosjen e kabllos alternative për qytetin e Deçanit, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë.

“Kompania ka shtrirë kabllon alternativ 2400m të gjatë që lidhet në largpërçues. Tani, qytetarët e Deçanit në rast të ndonjë prishje nuk do të kenë ndalesa të gjata të energjisë elektrike, pasi ka mundësi alternative të furnizimit. Kjo kabllo do të shërbejë si furnizuese e pjesës më të madhe të qytetit të Deçanit deri sa të rregullohet ndonjë prishje e paraqitur apo ndonjë e papritur tjetër që mund të ndodhë”, thuhet në komunikatë.

KEDS thekson se ka intervenuar në këto temperatura të ulëta ta shtrijë këtë kabllo, pasi kohën e fundit ka patur probleme të furnizimit të këtij qyteti si rrjedhojë e dëmtimit të kabllos nëntokësore. Por, thotë KEDS, ndalesat disaorëshe tashmë janë evituar.

“Kjo, edhe falë përkushtimit maksimal të punëtorëve të KEDS-it dhe përkrahjes së vazhdueshme nga ana e Komunës së Deçanit”, theksohet në komunikatën e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat