SBASHK jep detaje nga greva e sotme

Kosova

SBASHK jep detaje nga greva e sotme

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Grevës së përgjithshme, e cila filloi sot, iu janë përgjigjur të gjitha institucionet arsimore që nga çerdhet e deri në universitete.

Në grevën e përgjithshme ishin edhe ato pak institucione që deri tani nuk ishin  pjesë e  SBASHK-ut dhe madje ato edhe u anëtarësuan në SBASHK, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Në  bazë të raporteve që ka grumbulluar Këshilli Grevist  Qendror i SBASHK-ut nga Këshillat Greviste Komunale dhe i Universiteteve, shihet se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevë.

Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në universitete  për unitetin e treguar  gjatë ditës se  sotme, dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim  deri në realizimin e kërkesave për ngritje pagash.

Ndryshe, greva nesër do të mbahet në të njëjtin orar sikurse sot, duke filluar nga ora 9.00 deri në ora 12.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat