Për të njëjtën lëndë, gjykatësja mori dy vendime të ndryshme

Kosova

Për të njëjtën lëndë, gjykatësja mori dy vendime të ndryshme

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:52

Studentët të cilët u shkolluan nga vet shteti i Kosovës vazhdojnë të bredhin rrugëve të papunë. Janë gjithsej 11 studentë, të cilët fituan bursë nga Ministria e Punëve të Brendshme për t’u shkolluar në njërin nga shkollat prestigjioze të Turqisë, në një akademi policore.

Diplomimi për një studentë doli të jetë mjaftë e kushtueshme si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për atë turk. Shpenzimet për një studentë sillej afër 100 mijë euro, ndërkohë që ata merrnin edhe të holla nga shteti i Kosovës, si dhe pagesë të biletave të udhëtimeve nga Kosova deri në akademinë ku studjonin.

Në kontratën të cilën e nënshkruan përfituesit e bursave (studentët kosovar) dhe MPB e Kosovës, shkruhej që pas kthimit të tyre të punësohen në këtë Ministri, apo institucionet vartëse të saj, në Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor, apo diku tjetër. Por tash e ca vite ata vazhdojnë të bredhin rrugëve duke kërkuar të drejtën e tyre, e cila është e nënshkruar nga vet MPB’ja.

Rrugën ligjore të cilën ata e zgjodhën, po del të jetë dëshpëruese. E njëjta gjykatëse merr dy vendime, të cilat e kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Fillimisht gjykata mori vendim që përfituesit e bursave (studentëve kosovar) u është bërë padrejtësi e madhe nga MPB’ja, e cila doli që nuk e respektoj kontratën të cilën vet e  nënshkruajti.

Vendimi i parë i gjyaktëses:

Vendimi i gjykatëses u dërgua në Gjykatën e Apelit e cila u ktheu lëndën prapë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, te e njëjta gjykatëse.

Vendimi i dytë i po kësaj gjykatëse për të njëjtën lëndë po cilësohet si i padrejtë nga vet paditësit, si dhe nga avokatët e palës mbrojtëse.

“Si mundet që një gjykatëse fillimisht të vendos 100% në favor tonin në rastin e parë, ndërsa pasi lënda të kthehet nga Gjykata e Apelit prapë në Gjykatën Themelore, e njëjta gjykatëse të merr vendim krejt të kundërt me vendimet e saj të parë.

Image
Image
Image
Image
Image

A kemi të bëjmë këtu me mungesë të profesionalizimit të kësaj gjykatëse, apo është dicka tjetër në pyetje” shprehet njëri nga paditësit.

Vendimi i dytë i së njëjtës gjykatëse pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat