Nesër më ftohtë

Kosova

Nesër më ftohtë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore.

Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale.

Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat