Sërish reshje bore, nga mesi i javës mot më stabil - Bota Sot
Sërish reshje bore, nga mesi i javës mot më stabil

Kosova

Sërish reshje bore, nga mesi i javës mot më stabil

Më: 15 janar 2019 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Në fillim të javës sërish reshje bore. Nga e mërkura kthjellime, maksimalet mbi 0C.

Vorbulla dytësore e ciklonit që shtrihet mbi Skandinavi e gjatë ditëve të para të javës do të depërtojë mbi vendin tonë, ndërkohë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për reshje të reja të borës.

Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0C.

Me afrimin e vorbullës ciklonike mbi vendin tonë, kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në uljen e vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale, mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

Image

15.01 - Shumë ftohtë, erë gjatë ditës. Pjesërisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale bore.

16.01-17.01 - Në mëngjes me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.01 - Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë rritje mbi 0C. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -1C deri në +3C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...