Nisma në Deçan: Ndryshimet në qeverisjen komunale, dështim i kryetarit

Kosova

Nisma në Deçan: Ndryshimet në qeverisjen komunale, dështim i kryetarit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media, reagon ashpër ndaj fillimit të lirimeve nga detyra të drejtorëve të Drejtorive në Komunën e Deçanit, nga ana e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj.

“Heqja e drejtorëve të cilët e kanë kryer me sukses punën e tyre (siç është rasti me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Qazim Maloku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Faik Doda), është e pa pranueshme. Dështimet në premtimet e tij si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Nisma Socialdemokrate konsideron së këto lëvizje brenda strukturës drejtuese në Komunën e Deçanit, nuk janë asgjë tjetër vetëm dështim në qeverisje në Komunën e Deçanit.

“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, është e bindur së Kryetari Ramosaj, këto ndryshime është duke i bërë më qëllim të goditjes së rivalëve të tij politik që ka brenda subjektit të cilit ata i takojnë (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan)”, theksohet në fund të komunikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat