KMDLNJ: Greva e SBASHK-ut nuk e rritë cilësinë e arsimit

Kosova

KMDLNJ: Greva e SBASHK-ut nuk e rritë cilësinë e arsimit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj grevës së SBASHK-ut.

KMDLNj  thotë se  mbron të drejtën e organizimit sindikalist dhe grevën si mundësi për arritjen e qëllimeve për përmirësimin e kushteve të punëtorëve të arsimit, në rast se shterren të gjitha mundësitë tjera e që mund të realizohen përmes dialogut me autoritetet përgjegjëse, në rastin konkret me MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë, KMDLNj, vlerëson se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e dialogut dhe se greva do të prodhojë efekte negative sidomos për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si edhe për personelin arsimorë (mësimdhënësit) sikur edhe për prindërit.

“Kërcënimi i SBASHK-ut se kjo grevë mund të zgjasë për muaj të tërë nënkupton se ky vit shkollorë mund të jetë i humbur për nxënësit e që do të ishte dëm i madh dhe i pariparueshëm për nxënësit. Kërkesa për grevë që mund të zgjasë për muaj të tërë, në fakt është përpjekje të legalizohet kushtëzimi për arritjen e qëllimeve dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNJ thekson se SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës duhet të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, gjithnjë duke pasur parasysh mundësitë buxhetore të qeverisë si dhe nevojat e arsyeshme të mësimdhënësve për përmirësimin e statusit të tyre material.

Pas kësaj greve e cila nuk ka afat të caktuar, KMDLNj pyet se si do të kompensohen orët e humbura dhe KMDLNj do të kundërshtojë fuqishëm kompensimin e këtyre orëve gjatë pushimeve të fundjavës, festave apo pushimeve të parapara sepse sipas kësaj organizate, nxënësit nuk janë fajtorë për këto humbje dhe përgjegjësia bie mbi ata që kontribuojnë humbjen e orëve përkatësisht mbi SBASHK-un.

KMDLNj ka shtuar se i janë drejtuar prindër që i dërgojnë fëmijët me pagesë në entet parashkollore (çerdhe) duke kërkuar që për aq kohë sa çerdhet nuk ofrojnnë shërbime për fëmijët e tyre, aq kohë të lirohen nga pagesa për çerdhe për faktin që e konsiderojnë se është e padrejtë të paguajnë për shërbime që nuk iu ofrohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat