Nga sot moti me kthjellime, maksimalet mbi 0 gradë - Bota Sot
Nga sot moti me kthjellime, maksimalet mbi 0 gradë

Kosova

Nga sot moti me kthjellime, maksimalet mbi 0 gradë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 07:08
Ilustrim

Masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për reshje të reja të borës.

Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0C.

Me afrimin e vorbullës ciklonike mbi vendin tonë, kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në uljen e vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale, mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

16.01-17.01 - Në mëngjes me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.01 - Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...