Bizneset në Drenas vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit

Kosova

Bizneset në Drenas vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

Komuna e Drenasit ka filluar zbatimin e urdhëresës së MTI-së për vendosjen e flamujve në të gjitha produktet.

Në bazë të raportit të inspektorëve komunalë është konstatuar se të gjithë operatorët ekonomikë në Komunën e Drenasit, me urdhëresën e MTI-së për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktet, kanë vendosur flamurin duke treguar prejardhjen e produktit.

Inspektorët komunalë kanë inspektuar dyqanet dhe operatorët ekonomikë, dhe kanë raportuar se në të gjitha lokalet kanë respektuar urdhëresën e MTI-së për prejardhjen e produktit në bazë të flamurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat