Pas një viti pauzë, caktohet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës

Kosova

Pas një viti pauzë, caktohet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:50
Ukë Rugova

Pas më shumë se një viti që nga mbajtja e seancës së fundit ndaj Ukë Rugovës, Gjykata Themelore në Prishtinë më në fund ka caktuar seancën ndaj rastit të Rugovës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Seanca është caktuar të mbahet më 29 janar në orën 13:15”, tha Gashi. Kujtojmë se seanca e fundit ndaj rastit të Ukë Rugovës është mbajtur në nëntor të vitit 2017.

Ukë Rugova së bashku me disa të tjerë në mesin e tyre edhe ish-ministri Astrit Haraqija, akuzohen nga Prokuroria Speciale se ishin pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat