Moti për nesër, me mjegull dhe ngrica

Kosova

Moti për nesër, me mjegull dhe ngrica

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Instuti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

“Në ultësira do të ketë mjegull, ndërsa ngricat mbesin prezent në orët e hershme të ditës dhe gjatë natës dhe si pasojë e kësaj gjendje anticiklonike nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm të masave të ajrit që nënkupton se cilësia e ajrit do të shënoj vlera në kufijtë e pashëndetshëm”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -10 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Pas disa ditëve me reshje të dendura të borës, në këtë javë reshjet janë ndalur, përveç në zonat malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat