Sejdiu: Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës, nuk kanë të drejt të trajtojnë pacientë

Kosova

Sejdiu: Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës, nuk kanë të drejt të trajtojnë pacientë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:56
Oda e Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, me ç’rast u diskutua për raportin vjetor të vitit 2018.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu  tha se puna, problemet dhe sfidat që kanë qenë gjatë vitit të kaluar, do të jenë udhërrëfyes për vitin 2019.

Sejdiu tha se gjatë vitin 2018, në Odë janë anëtarësuar 3681 mjekë. Ndërsa, për kompetencat publike dhe mbikëqyrjen etiko-profesionale, tha se kjo ka qenë çështja më e rëndësishme, pasi të gjitha rastet janë trajtuar nga Oda që ai kryeson.

Në lidhje me licensat e mjekëve,  ai tha se gjatë vitit 2018  janë rreth 561 licenca që u janë dhënë.

Për raportin financiar, ai tha se nuk ka databaza për të shikuar saktë, sa mjekë janë të punësuar në gjithë territorin e Kosovës.

Sejdiu theksoi se mjekët e huaj që nuk janë anëtarë të Odës së Mjekëve,  nuk kanë të drejtë të bëjnë intervenime tek pacientët,  dhe se kjo duhet të merret parasysh nga të gjitha spitalet private.

Ai madje ka ftuar Prokurorinë që të hetojnë këtë dukuri.

Gjatë kësaj mbledhje të mantelbardhëve pritët të bëhet amendamenti për statutin e tyre dhe amendamenti për kodin etik. Po ashtu, shqyrtimin dhe miratimin e draftit të planit të punës dhe draft buxhetit për vitin 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat