Rrobat me gjak të Jusufit, ruhen në kullën e tij

Kosova

Rrobat me gjak të Jusufit, ruhen në kullën e tij

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:21
Rrobat me gjak të Jusufit, ruhen në kullën e tij

Brenda këtyre Kullave ruhet një pasuri e madhe.

Dokumente, rroba e veprimtari të Jusuf dhe Bardhosh Gërvalles janë tashmë pjesë e Kullave të familjes Gërvalla në Dubovik të Deçanit.

Madje këtu është edhe kjo pallto që Jusufi e kishte të veshur në momentin kur ishte vrarë.

Ani pse kanë kaluar 37 vjet, njollat e gjakut e vrimat e plumbave ende janë në këtë pallto të Jusufit.

Përpos palltos janë edhe këto rroba tjera të gjakosura të tij që ruhen kullen e ndërtuar në 2012 nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe prej të palltos së vëllait , ajo e Bardhoshit është aty por nuk ka njolla.

Familjarët e gjallë që jetojnë në këtë hapësirë kujtojnë se si ishin dy vëllezërit Gërvalla

Madje kujtojnë edhe historinë kur këta u vranë.

Në një rrëfim, Xhevdeti tregon se kur u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, e pamja nuk ishte mbajtur, pasi u ishte ndaluar nga okupatori serb.

Ai tregon edhe për familjarët e djemve trima.

Djemtë e vajzat e tyre sot jetojnë jashtë Kosovës.

Jusufi e Bardhoshi ishin shumë të lidhur me pjesën tjetër të familjes pasi që ata jetonin në Gjermani.

Këtë e tregojnë më së miri letrat që i kishin shkruar nënës Ajshe, me makinën e tyre të shkrimit.

Në një nga letrat ishin shkruar disa vargje, me mesazhin se do ktheheshin në Kosovë shumë shpejtë, për t`iu bashkuar familjes.

Por ky ribashkim nuk ndodhi asnjëherë pasi që dy ditë pas kësaj letre, ata u vranë.

Jusuf Gërvalla përpos veprimtarisë politike për rezistencë dhe bashkim të trojeve shqiptare ai ishte edhe artist i madh.

E vargje këngësh kanë thurur edhe të tjerët për Jusufin.

Heroi Mujë Krasniqi dikur i kishte kënduar këtij veprimtari shqiptar.

Madje Rexhep Selimi i cili kishte vizituar gjatë ditës  kullat e ngritura në Dubovik kishte lënë mbishkrim një varg të këngës të kënduar nga vet Muja.

Atentati mbi Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani).

E Duboviku nuk harroi që të nderojë as Zekën.

Rruga që të dërgon për te Gërvallajt mban këtë mbishkrim .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat