Hoxhaj: Glorifikimi i Putinit sot, zbuloi edhe njëherë fytyrën anti-evropiane të Serbisë

Kosova

Hoxhaj: Glorifikimi i Putinit sot, zbuloi edhe njëherë fytyrën anti-evropiane të Serbisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:42
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se glorifikimi që i bëri Serbia sot presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe agjendës së tij anti-perëndimore nuk është gjë tjetër veçse fytyra e vërtetë anti-evropiane e Serbisë.

Hoxhaj tha se ngjarjet e sotme tregojnë se Serbia renditet me forca autoritare që duan ta pengojnë demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit.

“Glorifikimi i sotëm i Putinit dhe agjendës së tij anti-perëndimore ka zbuluar edhe njëherë fytyrën e vërtetë anti-evropiane të Serbisë, dhe renditjen e saj me forca autoritar që duan ta pengojnë demokratizimin e plotë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat