Isufi: Te shtohen masat ndaj Serbisë

Kosova

Isufi: Te shtohen masat ndaj Serbisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:04
Ahmet Isufi

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i shtojë masat ndaj Serbisë e jo ta heq taksën prej 100 për qind për mallrat serbe.

Për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se taksa duhet të qëndrojë pavarësisht presionit amerikan ndaj Kosovës.

Isufi ka deklaruar se kjo taksë nuk mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës, as t’i rrezikojë raportet e mira miqësore të Kosovës me Amerikën.

Sipas tij, qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat