Personi që kërkoi ndihmë në QKUK është vëllai i këngëtarit të njohur shqiptar

Kosova

Personi që kërkoi ndihmë në QKUK është vëllai i këngëtarit të njohur shqiptar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 00:05
Personi që nuk mori trajtim mjeksor në QKUK

Në internet ka qarkulluar sonte një video ku shihej një person i moshuar teksa kërkonte ndihmë në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

I njëjti nuk arriti të marr asnjë ndihmë nga mjekët përgjegjës për shkak të grevës të mantel bardhëve.

Bëhet fjalë për Asllan Hajrën nga Mitrovica. Përndryshe, Asllani është vëllai i këngëtarit të famshëm shqiptar, Luan Hajrës.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reagauar edhe QKUK-ja e cila ka bërë të ditur se ambienti i Klinikës Emergjente është monitoruar 24 orë nga kamerat, andaj edhe do t’i bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat