Rrëfimi i qytetarit që u sulmua nga 20 qen endacakë

Kosova

Rrëfimi i qytetarit që u sulmua nga 20 qen endacakë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Lëndime të shumta trupore nga kafshimi i qenve endacakë, ka marrë Skënder Nimani.

Secili nga qytetarët mund ta ketë fatin e Skender Nimanit, i cili, mëngjesin e 10 janarit, ka luftuar me hiç më pak se 20 qenë në rrugën “ Xhavit Ahmeti” të kryeqytetit.

Nimani ka treguar për sulmin e përjetuar.

Sipas tij, ka qenë çështje minutash rezistenca e tij, sepse dikur ka menduar të dorëzohet, por kishte marrë ndihmë një kalimtar i rastit.

Skender Nimani thotë që nuk është trajtuar mirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Përkundër faktit që drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, kishte konfirmuar që do të fliste, ai në fund të ditës ka thënë se për shkak të kohës nuk ka mundësi të deklarohet.

E, për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve nga ta, zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat