11 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rahovec

Kosova

11 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rahovec

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur një shpërthim në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku lëndime kanë marrë 11 persona, jeta e të cilëve nuk është në rrezik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj, e cila ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në lokalin (qebaptore) “Te Dollari” në ora 19:55 dhe dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombolë e gazit.

“Numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për këtë rast janë 11 persona. Katër prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësorë”, ka njoftuar Beqiraj.

***

Pak momente më parë në fshatin Ratkoc të Rahovecit shpërtheu një bombol gazi që la disa persona të lënduar. 

Zëdhënësja e Policisë nga Rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj ka konfirmuar incidentin. 

Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në ora 19:55 në një qebaptore të fshatit.

Nga ky shpërthim dyshohet se të lënduar kanë mbetur rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.  

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e vendit.  

Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk ka ndonjë informatë.

***

Një bombolë gazi ka shpërthyer pasditën e sotme në një fshat të Rahovecit.

Media merr vesh se ngjarja ka ndodhur në një qebaptore në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Informacionet e para thonë se bëhet fjalë për 12 të lënduar, të cilët janë dërguar në qendrën me të afërt spitalore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat