Paralajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Kosova

Paralajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:54
Paralajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në konferencën e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019, ku do të punësohet 150 punëtorë. Investitor është kompania polake “Bisek”, e cila ka hulumtuar për xehen e magnezitit në Dubovc dhe në Galicë

Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në mbledhjen e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, një kompani e huaj do të investojë në vitin 2019 rreth 7 milionë euro për pesë vjet, ndërsa resurs kryesor është magneziti, por edhe resurset tjera që do të dalin pas hapjes së minierës. Sipas KPMM-së, pritet të punësohen 150 punëtorë.

Gazeta Zeri ka mësuar se bëhet fjalë për një kompani nga Polonia, e cila ka paralajmëruar se do të rifunksionalizojë minierën e magnezitit në Dubovc. Zyrtarët e kësaj kompanie kanë vizituar dy herë Komunën e Vushtrrisë dhe janë dakorduar me zyrtarët komunalë që të fillohet me punët që duhet bërë në riaktivizimin e minierës. Gjithashtu zyrtarë të kësaj kompanie kanë biseduar edhe me banorët lokalë, tokat e të cilëve do të shfrytëzohen për eksploatimin e xehes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat