Detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Rahovec

Kosova

Detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Rahovec

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë rreth orës 20:00, në komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkovc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e të njëjtit lokal.

Sipas prokurorisë, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm.

Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prapë do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat