MSh mbështet trajtimin jashtë shtetit të pacientit me Leukemi

Kosova

MSh mbështet trajtimin jashtë shtetit të pacientit me Leukemi

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka vendosur për trajtimin urgjent jashtë shtetit të pacientit A. E. i lindur në vitin 2008, i diagnostikuar me sëmundjen Leucemia acute lymphoblastica, High risk (rrezik i lartë), sipas aplikimit të bërë nga familja e tij me datë 17 janar të këtij viti.

MSh thotë se familjarët e pacientit kanë përzgjedhur që fëmiun e tyre ta trajtojnë në shtetin e Turqisë, përkatësisht në  spitalin “Medipol Mega”.

“MSh do të vazhdojë të mbështes për trajtim jashtë institucioneve publike ato raste të cilat nuk mund të trajtohen ende në sistemin publik, vetëm me rekomandime të konsiliumeve profesionale të klinikave përkatëse dhe me dëshmi të qarta se nuk mund të trajtohen në sistemin publik shëndetësor”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat