Nitaj: Pagat e mësuesve në Kosovë më të lartat në rajon

Kosova

Nitaj: Pagat e mësuesve në Kosovë më të lartat në rajon

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:55
Muharrem Nitaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dyshon te këta të sindikatës së arsimit që përfaqësojnë këtë dikaster, sepse sipas tij, realisht arsimi as që ka sindikatë, përcjell Bota Sot.

Nitaj më tutje thotë se sa mbanë mend këta çdo fillim vit kërcënojnë me greva dhe kërkojnë para.

Ai thotë se pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më.

Postimi i tij i plotë:

Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut! 
Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare. 
Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik. 
Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.

Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat...e këta hop e në televizor, hop e në grevë!
Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!

MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat