Moti sot, me shi - Bota Sot
Moti sot, me shi

Kosova

Moti sot, me shi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me shi, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e Institutit.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...