Gjatë natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë i aksidentuari i tretë në aksidentin e 31 dhjetorit që ndodhi në fshatin Penuhë të Podujevës
Shemsi Selimi, u aksidentua natën e 31 dhjetorit të vitit 2018. 44 vjeçari do të varroset sot në fshatin Kaqybeg të Podujevës.
Plagët e rënda ishin të pa përballueshme edhe për vajzën e tij Alberinën e cila ndërroi jetë po ashtu ditë më parë.
Lajmi për vdekjen e Shemsiut ka prekur rëndë familjarët dhe miqtë e Shemsiut.
“Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg (Podujeve) Prehu në paqë SHEM, të fala ALBERINES”, ka shkruar Bahri Selimi, një i afërm i viktimës në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë faktin se muajt e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.