Komuna e Junikut e kënaqur me rritjen e pagave, nesër fillojnë mësimin

Kosova

Komuna e Junikut e kënaqur me rritjen e pagave, nesër fillojnë mësimin

Më: 20 janar 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Tash e disa ditë institucionet arsimore janë në grevë të përgjithshme, me kërkesën e rritjes së koeficientit të pagave.

Kërkesën e tyre e pranoi sot Qeveria duke u rritur pagat vetëm prej 10% e jo 30% sa kërkonin mësimdhënësit.

Siç duket kjo rritje i ka mjaftuar komunës së Junikut pasi sipas një njoftimi ata qysh nesër do fillojnë mësimin.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e Hënë fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak.

Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat