Komuna e Vitisë u kërkon mësimdhënësve që të rifillojnë nesër mësimin

Kosova

Komuna e Vitisë u kërkon mësimdhënësve që të rifillojnë nesër mësimin

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:14
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti u ka kërkuar mësimdhënësve që të rifillojnë mësimin ditën e nesërme, e hënë 21 janar. Apeli vjen pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave në arsim.

“Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit kërkojmë nga mesimdhënësit e Komunës sonë që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët tanë të mos humbasin orët e mësimit. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar që së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor’, thuhet në kërkesën e Halitit.

SBASHK njoftoi se greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinajpër të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Ndërkohë Komuna e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Juniku,  ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat