Smajl Latifi: Mësimi është mirë të fillojë nesër

Kosova

Smajl Latifi: Mësimi është mirë të fillojë nesër

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:15
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve. Me këtë rast, ai u kë kërkuar mësimdhënësve të kësaj komune që të nisin mësimin të hënën e 21 janarit.

“Arritje serioze që meriton vlerësim.  Shih për këtë, mësimi mirë është të fillojë që nesër’, ka shkruar në Facebook, Latifi, duke shpërndarë njoftimin e kryeministrit për rritje pagash.

Qeveria njoftoi se janë ndarë 20 milionë euro në vit për rritje pagash mirëpo kjo u refuzua nga SBASHK, duke vazhduar grevën.

Rahoveci udhëhiqet nga AAK prej nga vjen edhe kryeministri, ndërkohë deri tani Juniku, Deçani edhe Mamusha kanë njoftuar se nesër do të ndërpresin grevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat