Parashikimi i motit për këtë javë

Kosova

Parashikimi i motit për këtë javë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje shiu dhe fjolla të lehta bore, priten edhe në pjesët tjera të vendit por të intensitetit ma të dobët.

Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat