Pyetet se a do të hiqet taksa apo të rrëzohet Qeveria, përgjigjet Haradinaj

Kosova

Pyetet se a do të hiqet taksa apo të rrëzohet Qeveria, përgjigjet Haradinaj

Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e mirëpret takimin që do të mbahet nesër në mes tij, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorit të ShBA-ve, Philip Kosnett, ku temë e diskutimit do të jetë taksa e vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj kur është pyetur se nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria, ai ka thënë se do të shkrihet bora dikur.

Haradinja: E mirëpres takimin

"Sa mirë që thatë për nesër se ne deri nesër kemi me u pa prapë. Nuk po i përziejmë mesazhet, por prapë do kemi rastin sot ju lutem. E mirëpres takimin, diçka e mirë, është propozim i kryetarit Veselit dhe e mirëpres këtë takim", tha ai.

I pyetur rreth mundësisë se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria, Haradinaj u shpreh se bora do të shkrihet.

Haradinaj: Ka me u shkri bora dikur

"Ka me u shkri bora dikur", tha ai.

Kujtojmë se më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 për qind. Që të shfuqizohet ky vendim ka pasur kërkesa edhe nga zyrtarë të BE-së.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mirëpret takimin që do të mbahet nesër në mes tij, kryetarit të Kuvendit dhe ambasadorit të Amerikës në Kosovë, ndonëse nuk ka dhënë detaje se çka do të flitet.

"Sa mirë që thatë për nesër, se ne deri nesër kemi me u pa prapë. Nuk po i përzimë mesazhet, por prapë do kemi rastin sot ju lutem. E mirëpres takimin, diçka e mirë, është propozim i Veselit e mirëpres këtë takim", tha ai.

I pyetur nëse më parë do ta hiqte taksën, ose ta rrëzonte Qeverinë, Haradinaj tha se "ka me u shkri bora dikur".

Këto komente i ka bërë gjatë homazheve që ka bërë tek varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij. "Vijmë me kolegët e Qeverisë në nderim të jetës dhe veprës të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Njëkohësisht me respektin për traditën për të gjitha këto që institucionet e vendit i vazhdojnë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat