Thaçi: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë

Kosova

Thaçi: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë

Nga: Z.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi, Lorenzo D’Addario

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, përcjellë gazeta “Bota sot”.

Ai tha se falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat