KMDLNj: Po shkelen të drejtat në arsim dhe shëndetësi

Kosova

KMDLNj: Po shkelen të drejtat në arsim dhe shëndetësi

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:57
KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimor.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.

KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.

Reagim i KMDLNj – së:

SBASHK GREVISTË DHE MJEKËT GREVISTË PO I SHKELIN TË DREJTAT NË FUSHËN E ARSIMIT DHE ATE TË SHËNDETËSISË !

Ndonëse qeveria e Kosovës ka probleme të mëdha financiare për shkak të një buxheti thuaja social dhe jozhvillimor dhe për shkak të problemeve të trashëguara nga e kaluara sikur edhe për shkak të kërkesave të mëdha për rritje të pagave e që kërcënohen me greva dhe protesta e që thirren në mos-realizimin e premtimeve elektorale , kryeministri Haradinaj , në përpjekje për të përmbushur qoftë edhe minimialisht një kërkesë të SBASHK-ut, premtoi se për arsimin do të ndahen 20 milionë shtesë e që nga krerët e SBASHK-ut u refuzua me arsyetim se nuk e ndërprejnë grevën pa pasur rritje të koeficientit prej 30% , aq sa ka kërkuar SBASHK – u e që për qeverinë del të jetë e papranueshme dhe e papërballueshme.

Edhe në regimin para një jave, KMDLNj ka deklaruar se kjo grevë nuk po organizohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, për përmirësimin e kushteve për entet parashkollore , për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike por eksluzivisht për qëllime të rritjes së pagave të kuadrit arsimorë por jo edhe të atyre që punojnë në këto institucione , nga çerdhet e deri te Universiteti e që nuk janë kuadër edukativ apo arsimorë ! SBASHK, asnjëherë  deri më sot nuk ka kërkuar që të përmirësohen kushtet në çerdhe, shkolla dhe universitete , të sigurohet transport falas për nxënës me gjendje të rëndë materiale, të pajisen kabinetet me mjete të nevojshme, të përmirësohen kushtet fizike, si për nxënës ashtu edhe për mësimdhënës dhe personel tjetër, të luftohet dukuria kur femrat nuk lejohen ta vazhdojnë shkollimin por se e ndërprejnë kundër vullnetit të tyre , për më shumë të drejta në fushën e arsimit për pjesëtarë të komuniteteve të cenueshme ; romë , egjiptas dhe hashkalinj, kurrë nuk është deklaruar kundër sistemit paralel arsimorë të Serbisë në Kosovë, kundër teksteve joprofesionale shkollore ku , në disa shkolla në gjuhën shqipe ende mësohet me tekste të Serbisë (si në shkollën muzikore në Prishtinë psh.), kundër politizimit të skajshëm të Univesitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike, kundër emërimin politikë të drejtorëve të shkollave apo përjashtimit të tyre për shkaqe politike, kundër keqpërdorimit të nxënësve , studentëve dhe institucioneve publike arsimore për shkaqe politike sidomos para, gjatë dhe pas zgjedhjeve por se është radhitur politikisht dhe partiakisht . Burimin e kërkesës për rritje të rrogave në të cilën thirret SBASHK –u nuk e ka se kanë nënshkruar një marrëveshje me institucionet përkatëse e që do të ishte obligativ dhe , nëse nuk do të përmbushej , atëherë do të kishte arsye për grevë dhe protestë. Kryetari i SBASHK – ut që sot po i kërcënon me padi gjyqësore të gjithë ata që janë kundër kësaj greve , të padrejtë dhe përfituese gjithsesi , nëse ju kujtohet , e pati nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e një subjekti politik, gjatë fushatës elektorale për rritje të pagave prandaj protesta e tyre nuk ka bazë institucionale dhe nuk ka qenë një marrëveshje detyruese. SBASHK  -u , me këtë grevë krejtësisht për qëllime përfitimi , po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimorë , edhe ashtu shumë të brishtë.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht , që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë , të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë , të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura . Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike duhet të thirren në pëprgjegjësi shkaku se kanë hyrë në grevë në kohën më të ndjeshme , në afatin e provimeve të muajit janar duke ua rrezikuar studentëve këtë afat.

Greva në institucionet arsimore publike përveç përfitimit personal ka  për qëllim ikjen nga përgjegjësia konkrete në këto institucione , që më shumë e promovojnë analfabetizmin se  cilësinë e arsimit dhe se janë kundër çdo reforme të thellë në arsim e që ka aq shumë nevojë. KMDLNj fton Këshillin e Prindërve , në nivel të Kosovës të kundërshtojnë këtë grevë duke kërkuar përgjegjësi për orët e humbura aq më parë që për këtë më së shumti pësojnë nxënësit dhe prindërit e tyre . Greva e tillë nuk ka pasur kuptim e çdo vazhdim i saj e bënë edhe më të pakuptimtë duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut për të drejtën për një shkollim dhe zhvillim cilësorë e që e ka në të garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale , hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit ! KMDLNj sygjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste sikur që edhe të denoncojnë rastet kur detyrohen që , me shpenzimet e tyre të blejnë barëra për operacion dhe trajtim , mentela për mjekë , doreza , maska dhe gjësende tjera që duhet të sigurohen nga institucionet shëndetësore.

Kushtëzimi , për arritje të qëllimeve për rritje të pagave përmes grevës , mohimit të ofrimit të shërbimeve apo ofrim i pjesshëm i shërbimeve konsiderohet si shantazhim dhe si i tillë duhet të gjykohet , edhe në rastin e parë ( grevës në arsim ) , si edhe në rastin e dytë ( grevës në shëndetësi).

Për KMDLNJ –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor , në fushën e arsimit  si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për ate institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat