Haradinaj: Mos i dënoni fëmijët tanë, të nderuar punëtorë të arsimit - keni pagë të respektuar!

Kosova

Haradinaj: Mos i dënoni fëmijët tanë, të nderuar punëtorë të arsimit - keni pagë të respektuar!

Nga: A.Sh Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve tanë për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ultë.

Postimi i plotë

Vendimi i Qeverisë për ngritje të pagave për punëtorët e arsimit erdhi pas një procesi serioz të shqyrtimit buxhetor nga Qeveria e vendit dhe u finalizua me pajtimin e plotë të të gjitha partive politike në komisionin parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media.

Është vendim, që sfidon seriozisht kapacitet buxhetore, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka arsimi për të gjithë, mori përkrahje të gjerë.

Është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve tanë për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ultë.

Nuk është kohë pazaresh, por është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim. Rritja e pagës është dinjitoze dhe pritjet racionale janë që edhe reflektimi të jetë dinjitoz. Mos i dënoni fëmijët tanë. Të nderuar punëtorë të arsimit - keni pagë të respektuar!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat