E detyroi të bëjë seks me të tjerët, një muaj paraburgim për drenicasin

Kosova

E detyroi të bëjë seks me të tjerët, një muaj paraburgim për drenicasin

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për 60 vjeçarin me iniciale 60 vjeçar, pasi dyshohet se gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, ka marrë pjesë në trafikimin e njerëzve, i cili për përfitim material prej 10-15 euro, e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me persona tjerë.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarën M.H, pasi e ka takuar në Mitrovicë, e ka transportuar me veturën e tij dhe e ka strehuar në lokalin e tij në Skenderaj, me anë të mashtrimit dhe duke e shfrytëzuar pozitën e saj e ka rekrutuar dhe e ka detyruar që të punojë kamariere në lokalin e tij, me premtimin se kinse do ta paguajë, të dëmtuarën e ka mbajtur nën kontrollë duke ia mbyllur derën e lokalit, po ashtu e ka detyruar që të ulet me mysafirët e lokalit të tij, t’i joshë seksualisht ata, e po ashtu e ka kërcënuar me anë të revoles, e ka shfrytëzuar vetë seksualisht dhe për përfitim material prej 10-15 euro e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me persona tjerë.

“Po ashtu, i dyshuari ka poseduar dhe mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me ligjin mbi armët në Kosovë, e atë 4 revole dhe një sasi të fishekëve, që i janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit nga ana e policisë. I dyshuari me këto veprime dyshohet se ka kryer veprat penale “trafikimi me njerëz” nga neni 171 paragrafi 1, të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 2 të KPRK. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat