Revolta e nxënësve nga Podujeva ndaj grevës në arsim, “A jeni n’men ju”?

Kosova

Revolta e nxënësve nga Podujeva ndaj grevës në arsim, “A jeni n’men ju”?

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:27
Podujevë

Dy nxënës nga komuna e Podujevës, përmes një videoje janë shprehur të revoltuar ndaj grevës së SBASHK-ut në arsim e cila ka filluar që nga 14 janari i këtij viti.

Në një video të cilën babai i fëmijëve e ka publikuar, dy djem shihen teksa kritikojnë krerët e SBASHK-ut për grevën e cila ka hyrë në javën e dytë të saj.

“Marre ju koftë, dikush me 65 euro, dikush po don 1 mijë euro, marre ju koftë. Na e keni hup msimin qe dy javë. A jeni n’men ju. Ju vraftë Zoti”, shprehet njëri prej nxënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat