Bekim Jashari flet për sulmin e dytë që ndodhi ndaj familjes Jashari

Kosova

Bekim Jashari flet për sulmin e dytë që ndodhi ndaj familjes Jashari

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:31
Bekim Jashari

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt dhe djali i deshmorit Hamëz Jashari ka përkujtuar sulmin e dytë që iu bë familjes Jashari, 21 vite më parë nga forcat policore. Ai këtë sulm e ka quajtur sulm tinzar nga serbët, të cilët ishin pozicionuar në ish-Fabrikën e Monicionit.

Postimi i plotë:

21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes.

Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz.

Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë.

Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat